Bota Celebrities Film & Tv

Pritej më shumë por “Oscars 2022” siguroi më shumë se 57% të audiencës këtë vit!

Vlerësimet televizive për çmimet “Oscars” të këtij vitit u rritën disi nga niveli i ulët shikueshmërisë që pati vitin e kaluar, por ngjarja duket se nuk e ka tërheqjen për shikuesit si dikur. Ceremonia e së dielës arriti rreth 15.4 milionë shikues, sipas numrave paraprakë të kompanisë Nielsen të publikuara të hënën nga ABC. Një vlerësim më i detajuar ndodhi të martën, shkruan DailyMail.

“CODA” fitoi çmimin kryesor ‘Filmi më i mirë’ në ceremoninë e së dielës, por të gjithë fituesit dhe humbësit u lanë në hije nga gafa e aktorit Will Smith, i cili shkaktoi skandal në skenë kur goditi me shuplakë aktorin e komedisë Chris Rock për shkak të një shakaje që Rock bëri për gruan e Smithit, Jada Pinkett Smith. E mbajtur në mes të pandemisë COVID-19, ceremonia e vitit 2021 kishte arritur një nivel befasues të ulët shikueshmërie prej 9.8 milionë shikuesish. Kjo çoi në disa ndryshime që “Oscars” bëri këtë vit, si prezantimi më i shkurtër i tetë çmimeve të tjera.

Ndërsa kjo dukej qartë se ndihmoi rritjen e shikueshmërisë, pavarësisht një audiencë prej 15 milionë shikuesish është ende nën shifrën e 23.6 milionë njerëzve që ndoqën “Oscars” në vitin 2020. Deri vitin e kaluar, kjo ishte audienca më e vogël ndonjëherë për një ceremoni “Oscars”. Nielsen nuk kishte menjëherë numra më specifikë të shikueshmërisë për shfaqjen e së dielës, por kompania kërkimore Samba TV tha se studimi i saj nuk tregoi se incidenti Smith-Rock kishte një ndikim të rëndësishëm në madhësinë e audiencës ndërsa ndodhi ceremonia.

Shikueshmëria për ngjarjet e drejtpërdrejta televizive, me përjashtim të lojërave të futbollit NFL, ka rënë për disa vite me radhë. Disa vëzhgues të Hollywoodit besojnë se tërheqja relativisht e veçantë e shumë filmave të nderuar nga “Oscars” ka kufizuar gjithashtu audiencën.