Auto & Moto Tech

Probleme për Maseratin, ndalon prodhimin e Quattroporte Folgore me bateri

Maserati po përballet me pengesa në udhëtimin e tij drejt elektrizimit të tërësishëm të veturave, ndërsa njofton një ndalesë në prodhimin e Quattroporte Folgore me bateri. Marka italiane pretendon se ndalimi erdhi pasi është e shqetësuar për performancën e veturës së re, por duket se ka edhe faktorë tjerë shqetësues që “fshihen pas perdeve”. Kjo pengesë shënon vonesën e tretë në linjën e modeleve nga Maserati, pas prezantimit të versioneve elektrike me bateri të GranTurismo coupe dhe Grecale SUV. Gjithashtu, edhe një version me emetime zero të karbonit, GranCabrio është planifikuar të prezantohet në vitin 2024, por ende nuk është konfirmuar. Një pjesë tjetër e planit për elektrifikimin e plotë përfshin edhe modelin Levante, i cili pritet të fuqizohet nga tre motorë GranTurismo Folgore.

Ndërkohë, rikujtojmë se disa kohë më parë, një nga makinat në koleksionin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, një Maserati Quattroporte V8, doli në ankand dy muaj e gjysmë pas vdekjes së tij. Të ardhurat nga shitja e këtij Maserati në ankandin Modena Meets Milan do të shkojnë për Qendrën Dino Ferrari për kërkime në trajtimin e sëmundjeve neuromuskulare, neurodegjenerative dhe cerebrovaskulare. Maserati Quattroporte V8 iu dhurua Berluscionit në vitin 2004,  kur ai ishte Kryeministër i Italisë, nga Luca Cordero di Montezemolo,  në atë kohë kryetar i Ferrarit dhe Maserati. Aktualisht nuk dihet çmimi fillestar i makinës. Së bashku me këtë, automjete të tjera që kanë dalë në ankand janë një skuter Honda X8R që i përkiste legjendës së MotoGP Valentino Ross, një motoçikletë Luca Marini si dhe një mori kostume garash, helmeta dhe doreza nga si Marco Melandri, Loris Capirossi dhe Andrea Dovizioso.