Celebrities Showbiz

Pse prindërimi është i çuditshëm për aktoren Kristen Bell?!

Ylli i njohur i Hollywood-it Kristen Bell, është në një pikë ku ajo duhet të pranojë kur është bërë më e mirë nga fëmijët e saj. Aktorja 41-vjeçare e serialit “The Good Place” ishte pjesë e “Momsplaining With Kristen Bell”, seri dixhitale  e disponueshme çdo javë në platformën e përmbajtjes të “Bubble” të Ellen DeGeneres.

Ekskluzivisht për “E!News”, Kristen tregoi momentet kur ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Dax Shepard ishin ‘mashtruar’ nga vajzat Lincoln, 8 vjeçe dhe Delta, 6 vjeçe. Në videon e saj në “Bubble” Kristen u shpreh:

Prindërimi është si sporti, ose fiton ose humbet çdo minutë të ditës. Humbja është ajo që e bën më pas fitoren më të ëmbël. Të jesh prind është thjesht e çuditshme dhe kjo ju ndihmon të dini se ju nuk jeni vetëm. Unë sugjeroj të flisni me dikë edhe nëse askush nuk do të jetë aty për t’ju dëgjuar.

Aktorja më pas prezantoi të ftuarit e saj, në “The Dumb Dads Podcast” aktorin dhe producentin e njohur Evan Kyle Berger dhe gjithashtu aktorin Kevin Laferriere, e cila u tregoi atyre se për një kohë të gjatë, vajza e vogël Delta, nuk donte ta linte lodrën e saj dhe të bëhej gati për të shkuar në shtrat.

Ylli i “Veronica Mars” shpjegoi se pasi ajo u përpoq ta largonte Delta-n nga lodra, Dax ndërhyri. Ai i tha Delta se ajo kishte vetëm 30 sekonda kohë për të shkuar në shtrat. Më pas bashkëshorti i saj i thotë Delta-s: “Mos më bëj për budalla”, ndërsa ajo ia kthen: ”Babi, nuk do të bëj budalla, unë do të të bëj yll”.