Sport

Qëndroi tek United, Ronaldo shpërblehet me çmimin e madh!

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e Lojtarit të Vitit të sezonit 2021-2022 te Manchester United, ndonëse humbi në përballjen me David De Gea.

Sulmuesi kaloi një sezon të parë deri diku produktiv në “Old Trafford”, duke shënuar 24 gola në të gjitha garat, 18 prej të cilave i realizoi në Premier League. Portugezin në elitën e futbollit anglez e kaluan vetëm Son dhe Salah, për numër golash.

Cristiano Ronaldo do të vijojë të jetë pjesë e Manchester United edhe për sezonin e ardhshëm ose të paktën kështu ka lënë portugezi të kuptohet.

Duke folur për mediet spanjolle, 37-vjeçari ka zbuluar se nuk do lëvizë gjatë kësaj merkatoje, duke theksuar se të gjithë te “Djajtë e Kuq” janë të emocionuar që shumë shpejt drejtimi i skuadrës do merret nga Ten Hag.

“Ne jemi të gjithë të lumtur dhe të emocionuar, si tifozë dhe si lojtarë. Ne duhet të besojmë se vitin e ardhshëm mund të fitojmë tituj. E di se ai është një trajner me përvojë që ka bërë një punë të shkëlqyer në Ajax, tani duhet t’i japim kohë”, deklaroi Ronaldo.

Kështu ylli portugez zbuloi se ai do të jetë pjesë e Manchester United, pavarësisht se ekipi i “Djajve të Kuq” nuk do jetë pjesë e Champions Leagues këtë sezon.