Celebrities Film & Tv Showbiz

Reese Witherspoon tregon eksperiencën me krizat e panikut gjatë xhirimit të filmit…

Aktorja 45-vjeçare Reese Witherspoon, gjatë një bisede me moderatoren dhe aktoren Treacee Ellis Ross ka folur gjatë mbi eksperincën e saj të panikut gjatë periudhës kur xhironte filmin “Wild” në vitin 2014. Filmi kishte një qendër të tij një grua, e cila kishte pësuar një dramë familjare dhe përpiqej të gjente pjesët e munguara të jetës së saj duke u munduar të ngjiste majën e Pacific Crest Trail. Ajo u shpreh se kjo ishte sfida më e madhe e karrierës së saj.

Isha shumë e frikësuar për ta bërë këtë gjë. Unë bëra dhe hipnozë, kisha atake paniku për tre javë. Skenat e filmit ishin shumë të vështira, më shume se 25 ditë xhirova vetëm pa asnjë aktor përballë.

Reesse ka shpjeguar se personazhi kryesor në film e arrin lumturinë e vetme, pa asnjë njëri pranë, në mes të një hapësire, duke mos e ndjerë mungësen e parave, të partnerit dhe të gjërave të tilla. Kjo tregon se sa e rëndësishme është të gjesh ekuilbrin mendor dhe jesh e vendosur dhe e pavarur në veprimet e tua jetësore.