Një burrë nga Idaho në përpjekje për të shënuar rekord të ri botëror, i ka shtuar emrit të tij titullin e 166-të duke hedhur dhe kapur një shpatë zjarri 73 herë në vetëm 30 sekonda. David Rush i cili ka thyer më shumë se 250 rekorde botërore dhe aktualisht mban 166 tituj, më parë ka vendosur rekordin 1 minutësh për gjuajtjet dhe kapjet e një shpate zjarri.
Së fundmi, amerikani ka thyer rekordin e tij prej 60 sekondash, duke e gjuajtur dhe kapur shpatën 73 herë për vetëm 30 sekonda. Titulli i 166-të e sjell atë më afër mposhtjes së Sivlio Sabba-s i cili aktualisht mban 180 tituj. Së fundmi Rush piu një litër lëng limoni në 13.64 sekonda, duke fituar një titull të mundshëm të rekordeve botërore Guinness dhe një dhimbje barku të pakëndshme.
Burri i cili ka thyer më shumë se 250 Rekorde Botërore Guinness dhe aktualisht mban 164 tituj, më parë mbante titullin për kohën më të shpejtë për të pirë 1 litër lëng limoni në 16.5 sekonda. Thyesi i rekordeve Andre Ortolf e mori titullin përsëri duke arritur të pinte lëngun e limonit në 16 sekonda, duke e bërë Rush të provonte përsëri rekordin.
Përpjekja e fundit e Rush, e cila ende duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga Rekordet Botërore Guinness, do ta çonte atë në 165 rekorde të njëkohshme botërore. Ai synon të mbajë më shumë rekorde nga kushdo në botë, një qëllim që kërkon që ai të mbajë të paktën 183.