Celebrities Gossip Showbiz

Reperi i njohur Drake humb 400 mijë dollarë, shkak miku i tij!

Së fundmi reperi kanadez Drake ka humbur 400 000 dollarë pasi ka vënë bast se Jake Paul do të mundte Tommy Fury-n në ndeshjen e tyre të boksit në Arabinë Saudite. Por në ndeshjen me 8 raunde, britaniku Fury mundi amerikanin Paul me vendim të ndarë.

Reperi kanadez e kishte mbështetur ish-YouTuber-in që të mundte yllin e ‘Love Island’, në një bast të madh që do t’i kishte fituar më shumë se 1.4 milionë dollarë nëse do të fitonte. Por tani ai ka humbur paratë e tij, ndërsa 26-vjeçari Paul ka fajësuar me shaka Drake për humbjen e ndeshjes.

Ndërkaq, Drake beson se artistët duhet të marrin më shumë “bonuse si atletët” pasi kanë tejkaluar momentin historik të 75 miliardë transmetimeve kolektive në Spotify. Sipas NME, fituesi i Grammy thuhet se ka arritur numrin më të lartë në platformën e transmetimit të muzikës. Fitimet e këngëtarit të “The Started From The Bottom” u rritën në 52.5 milionë dollarë nga 21.5 miliardë transmetime. Vlera e pasurisë së 36-vjeçarit është gati 250 milionë dollarë. 

Rikujtojmë se Drake u shfaq së fundmi në publik me një varse të re dhe aspak të zakonshme. Varsja përbëhej nga unaza fejese me të cilat reperi ka dashur t’u propozojë ish-të dashurave të tij, por që nuk e ka realizuar një gjë të tillë. Artisti nëse nuk e dini ka qenë 42 herë gati për t’u fejuar. Eksperti i bizhuterive Alex Moss ndau një video në Instagram ku tregonte një varse diamanti me dhjetëra unaza fejese.