Celebrities Design Gossip Showbiz

42 herë ka tentuar dhe po përsëri 42 herë ka dështuar, ja se çfarë bëri Drake me unazat e mbetura të ‘fejesës’!

Reperi Drake u shfaq së fundmi në publik me një varse të re dhe aspak të zakonshme. Varsja përbëhej nga unaza fejese me të cilat Drake ka dashur t’u propozojë ish-të dashurave të tij, por që nuk e ka realizuar një gjë të tillë. Artisti nëse nuk e dini ka qenë 42 herë gati për t’u fejuar. Eksperti i bizhuterive Alex Moss ndau një video në Instagram ku tregonte një varse diamanti me dhjetëra unaza fejese duke shkruar:

E titulluar “Fejesat e mëparshme”… Për të gjitha rastet kur ai mendoi për të propozuar dikë, por nuk e bëri kurrë. 42 unaza fejese.

Varsja ka 42 gurë dhe 351,38 karat në diamante dhe për të është përdorur ar i bardhë 18 karatsh. Ndërkaq, Drake në një bisedë të hapur dhe të sinqertë në “The Howard Stern Show” pranoi se shikon filma porno dhe se gjithashtu ka lidhje me 5 gra në të njëjtën kohë. Edhe pse Drake nuk është martuar kurrë, ai ka një djalë 5-vjeç të quajtur Adonis me artisten franceze Sophie Brussaux, e cila është një ish-yll i filmave për të rritur e njohur me nofkën Rosee Divine.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se reperi së fundmi ka humbur 2 milionë dollarë në një ndeshje UFC. Fituesi i çmimit Grammy, i cili njihet tashmë për pasionin e tij për të vendosur baste, kishte vendosur 2 milionë dollarë për fitoren e kampionit të peshës së mesme Israel Adesanya, i cili e humbi ndeshjen e UFC 281 në Madison Square Garden përballë rivalit të tij Alex Pereira.