Celebrities Music Showbiz

Reperja e njohur zgjidhet për të prezantuar shfaqjen më të madhe të ‘AMA 2021’!

Reperja e njohur Cardi B ka fituar plot pesë çmime ‘American Music Awards’ dhe ka performuar gjatë karrierës së saj deri më tani. Por tashmë ka zbuluar edhe një fakt shumë të rëndësishëm që i ka ‘çmendur’ edhe fansat e saj. Si kurrë më parë ajo do të jetë prezantuesja e një nga shfaqjeve më të rëndësishme dhe këtë lajm e ka bërë ajo vetë të ditur në rrjetin e saj social Instagram. Në postimin e saj ajo kishte shkruar se:

Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se do të jem prezantuesja e @AMAs 2021! Qëndroni gati në 21 Nëntor 8/7c në @ABCnetwork.

Në një deklaratë të bërë së fundmi bukuroshja ka treguar gjithashtu:

Kur mora ftesën për të prezantuar AMAs, u emocionova shumë. Jam gati të shfaq personalitetin tim në skenën e AMAs! Faleminderit Jesse Collins, ‘ABC’ dhe ‘MRC’ për realizimin e kësaj.

Reperja e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me çdo këngë të sajën por më kryesoret ‘Bodak Yellow’ dhe ‘Money’, do të drejtojë shfaqjen që do të transmetohet nga Los Angeles-i në ‘ABC’ më 21 nëntor. Producenti ekzekutiv ka dhënë mendimin e tij, duke treguar se:

Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që dinamikja, Cardi B do të sjellë energjinë e saj në ‘American Music Awards’ si prezantuese për herë të parë.

Kujtojmë se Cardi B performoi ‘I Like It’ në AMA në vitin 2018 me J Balvin dhe Bad Bunny dhe gjithashtu theu një rekord gjatë paraqitjes së saj të fundit në AMA, duke u bërë reperja e parë femër që fitoi dy herë në kategorinë për këngën e preferuar ‘Hip-Hop’.

‘AMA’ ka shtuar gjithashtu edhe disa kategori të reja këtë vit, duke përfshirë këngën e preferuar më trend, artistin e preferuar të ‘gospel’-it dhe dyshen ose grupin e preferuar latin. Reperi Pop Smoke, i cili u vra në vitin 2020, është nominuar në tre kategori, duke përfshirë albumin e preferuar hip-hop dhe artistin e preferuar hip-hop, dhe mund të fitojë çmimin e tij të parë pas vdekjes.