Celebrities Gossip Showbiz

Restoranti u detyrua të “përzë” klientët prej tyre, ja shpërblimi i Cardi B dhe Offset!

Së fundmi reperja e njohur Cardi B dhe partneri i saj Offset kanë darkuar në Brooklyn Chop House me të gjithë ekipin e tyre dhe i kanë lënë stafit një bakshish shumë bujar. Burimet për median thanë se çifti i famshëm, i cili rezerrvoi disa tavolina në restorantin e njohur la një bakshish prej 1400 dollarësh në një faturë prej 3000 dollarësh.

Ata shkrepën gjithashtu një foto me pronarin e Brooklyn Chop House, Robert “Don Pooh” Cummins, ndërsa po darkonin në restorantin e tij. Gjesti zemërgjerë i çiftit të reperëve në Brooklyn Chop House erdhi pas përvojës aspak të këndshme në muajin nëntor, kur darkuesit u mërzitën pasi i detyruan të dilnin nga restoranti për t’u krijuar hapësirë më private Cardi-t dhe Offset.

Cardi dhe Offset mbërritën në restorantin e mbushur plot për një darkë private, pa rezervim. Restorantit iu desh të jepte alkool dhe ëmbëlsira falas për t’i bërë klientët ta përfundonin darkën e tyre më shpejt, në mënyrë që të mund krijonte një ambient privat për çiftin muzikor dhe 10 të ftuarit e tyre.

Siç dihet tanimë Cardi B është nënë, aktore, repere, fituese e shumë çmimeve dhe tani edhe artiste tatuazhesh. Në një episod të ri të emisionit të saj në “Facebook Watch” që quhet “Cardi Tries”, reperja e hitit “Rumors” tregoi dorën e saj në tatuazhe për herë të parë duke përdorur bashkëshortin Offset si provën e saj të parë zyrtare tek një njeri.

Hej, unë do të bëj diçka të çmendur për ditën e Shën Valentinit për burrin tim. Unë do t’i bëj një tatuazh, e dini, unë dua të bëj diçka vërtet të veçantë, prandaj sigurohuni që të shikoni këtë episod ku unë dhe Set do të bëjmë tatuazhet.

Ndërkaq, së fundmi Cardi B fitoi 1 milion dollarë dëmshpërblim pasi paditi për shpifje një blogere. Ajo tha gjatë dëshmisë se kishte përjetuar ankth dhe trishtim pas akuzave që blogerja dhe YouTuber-sja e njohur, Tasha K kishte bërë në adresë të saj.