Health & Beauty

Rezulton i suksesshëm ilaçi për kurimin e Alzheimerit!

Një medikament eksperimental ka treguar se mund të ngadalësojë shkallën e humbjes së kujtesës dhe aftësisë së të menduarit tek njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit. Jo më kot është përshkruar si “moment historik” për trajtimin e sëmundjes. Aftësia e të njohurit tek pacientët me Alzheimer që iu dha ilaçi, ra me 27% më pak se ata që morën një trajtim placebo pas 18 muajsh. Ky është një ndryshim modest në rezultatin klinik, por është hera e parë që ndonjë ilaç tregon qartë se ndryshon trajektoren e sëmundjes.

Në studimin i cili përfshiu afërsisht 1,800 pacientë me Alzheimer në fazën e hershme, iu dha dy herë në javë ilaçi, i quajtur lecanemab. Ndër të tjera u vu re sesi ilaçi ngadalëson humbjen e kujtesës dhe ndikon në përmirësimin e aftësisë së pacientëve për të kryer punët e përditshme.

Miratimi i ilaçit në SHBA dhe Europë pritet të merret deri në fund të vitit. Nëse miratohet, pritet të ketë vendime të vështira se kush do të financojë për ilaçin, i cili kërkon infuzione çdo dy javë, dhe se kush do të kualifikohet për të.

Ndërkaq, rikujtojmë se pirja e 3 gotave me qumësht në ditë mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të fundit. Antioksidantët në qumështin e lopës mund të ngadalësojnë plakjen e trurit dhe të mbrojnë kundër Alzheimerit. Si shoqëri, ne priremi të mendojmë për qumështin si një pije që shijohet më së shumti nga fëmijët.

Kjo nuk është teknikisht e gabuar, qumështi i lopës ka përfitimet më të mira ushqyese për fëmijët në rritje dhe, sapo ata rriten, humbasin pothuajse aftësinë për të tretur siç duhet qumështin. Por më të rriturit në moshë, mund të kenë më shumë për të fituar nga pirja e qumështit sesa mendojmë, sipas një studimi të ri të botuar nga revista ‘Frontiers in Nutrition’.