Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora ka marrë propozim për martesë?!

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku duket dora e saj me gishtin e unazës të mbuluar me një emoji. Megjithëse ajo vendosi ta fshijë foton disa minuta pasi e postoi, kjo foto nuk i’u ka shpëtuar fansave, të cilët kanë aluduar se Rita mund të ketë marrë një propozim martese nga regjizori i njohur Taika Waititi.

Çifti vendosën ta bëjnë publike lidhjen e tyre në muajin prill të këtij viti. Ndërsa në maj, burime pranë tyre u shprehën se këngëtarja ishte transferuar në shtëpinë e tij.

Rikujtojmë se, Rita Ora u shfaq shumë joshëse ku na tregoi barkun e saj fenomenal dhe format e mrekullueshme në një veshje tërheqëse të premten, kur ajo u largua nga hoteli i saj në Nju Jork gjatë Javës së Modës. Këngëtarja 30-vjeçare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një kostum të ndritshëm ngjyrë portokalli dhe bluzë të prerë ndërsa dilte jashtë.

Sezoni i fundit i “The Voice Australia”, ku Rita ka qenë pjesë e jurisë ka qenë një sukses i madh për televizionin Channel Seven që e ka transmetuar deri tani, falë panelit të jurisë që përbëhet nga yjet më të mëdhenj të muzikës. Pra, nuk është për t’u habitur që nuk do të kursejnë asnjë shpenzim për të siguruar sërish rikthimin e trajnerëve të famshëm në vitin 2022 si Rita Ora, Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

Jessica dhe Guy, tashmë kanë nënshkruar për sezonin e vitit të ardhshëm, raportojnë mediat e huaja, por ende po flitet për të marrë Ritën dhe Keith. Asaj i ofrohen deri në një milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse.