Rita Ora më në fund zbuloi fustanin e dasmës nga marka Tom Ford që kishte zgjedhur për të veshur në ditën e martesës së saj me Taika Waititi në një ceremoni intime në Los Anxhelos. Këngëtarja e “Anywhere”, e cila është e famshme për stilin e saj seksi dhe të zjarrtë, ndau detajet me revistën Vogue për herë të parë për të festuar një vjetorin e tyre.
Rita, 32 vjeçe, e quajti Ford “një nga stilistët e saj të preferuar të të gjitha kohërave dhe njerëzit e preferuar në përgjithësi”, dhe e përshkroi martesën me fustanin e tij të zbukuruar me dantella si një “ëndërr të realizuar”. Dasma e improvizuar u zhvillua në shtëpinë e çiftit në Los Anxhelos në gusht 2022. Aktorja e “Fifty Shades of Grey” zbuloi:
Për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte aty, prandaj thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford, dhe ata më kishin pritur në mënyrë të përsosur me një vello në përmasat e mia, që nuk i duhej bërë asnjë ndryshim. Dua të them, ishte sikur e kisha menduar të ishte, për të qenë e sinqertë. Dhe thjesht më bëri kaq të lumtur.
Bashkëshorti i bukuroshes shqiptare kishte veshur një kostum Brunello Cucinelli me vija delikate. Këngëtarja e “Your Song” nuk u ndal me kaq; ajo veshi dy krijime të tjera të Tom Ford-it për pritjen e thjeshtë. Fillimisht veshi një fustan seksi me dekolte, më pas një tjetër të tejdukshëm me reçipeta me dantella të bardha dhe pantallona për të kërcyer gjithë natën.
Në janar, Rita konfirmoi thashethemet se ajo dhe regjisori i lindur në Zelandën e Re, 47 vjeç, u martuan ndërsa promovonte videoklipin e saj me temën e dasmës “You Only Love Me” dhe tregonte unazën e saj të shtrenjtë të fejesës prej smeraldi.