Celebrities Live From Tirana

Robert Aliaj “nxjerr zbuluar” Kristin, zbulon detaje nga marrëdhëniet e tij romantike si dhe flet për raportin me Keisi Medinin!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike Robert Aliaj, për të folur në lidhje me lojën e djalit të tij Krist Aliaj Dragot brenda shtëpisë së “BBV”. Si po i duket Robertit loja e Kristit deri më tani? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, duket se ditët e fundit ka pasur një afrimitet të dukshëm mes Kristit dhe banorës më të re, Keisi Medinit. Si po i duket Robertit ky raport? A mund të ketë diçka më shumë se miqësi mes djalit të tij dhe bukuroshes?

Unë besoj tek Kristi sepse gjatë gjithë jetës së tij ka treguar balancë të paparë me njerëzit. Kristi është i formuar, është përson i këtyre show, ka humor të rafinuar. Edhe në shtëpi është gjithë kohës balancues nëse ne kemi ndonjë konflikt me njëri-tjetrin. Kristi edhe në shoqëri është diskret. Marrëdhëniet romantike që ai ka pasur, të paktën ato që unë di kanë qenë me vajza tepër solide, vajza me karrierë të mirë, të edukuara. Unë kam pasur aq shumë respekt për to sa kam humbur respektin për Kristin kur është ndarë. Zgjedhjet e Kristit i besoj. Ndërkaq, Keisin e kam parë shumë të përmbajtur, delikate, të qetë. Duket tolerante, kjo edhe prej moshës që ka. Më shumë nuk di, nuk mund të them më shumë. Mbetet për t’u parë.