Celebrities Gossip Showbiz

Robert Berisha zbulon dy bashkëpunime me dy super këngëtare!

Ky episod i ‘Pardon My French’ ishte me të vërtetë shumë i veçantë pasi në mungesën e Jonidës, bashkëprezantues vetëm për këtë herë u bë Elios Shuli. E jo vetëm kaq, por një i ftuar shumë interesant dhe karizmatik iu bashkangjit studios. Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha, i cili zbuloi shumëçka për TAR.

Teksa i vendosur nga Eliosi përballë dy telefonatave për të cilat nuk ishte në dijeni, Roberti na tregoi se në fakt vetëm angazhimet e shumta e kanë ndaluar nga të sjellurit këngë me këto dy artiste. Fillimisht ishte Eneda Tarifa ajo që u telefonua dhe u tregua më shumë se e gatshme për një bashkëpunim të dytë me Berishën.

Eneda: Nuk ka qenë qëllim, ishte ideja e Kastros për bashkëpunim dhe më tha pse mos të fusim dikë nga Kosova. Unë e përqafova si ide dhe kështu ndodhi. Ishte bashkëpunim shumë i lezetshëm. Gjithmonë ka qenë e hapur dera për bashkëpunim. Jam gjithmonë gati.  

Gjithashtu në një lidhje telefonike ishte dhe këngëtarja Soni Malaj, e cila tregoi se do të sjellë një bashkëpunim me Robertin.

Soni: Ne nuk kemi thënë mund të kemi, kemi thënë do të kemi.

Roberti: Po kemi mbetur të gjejmë një këngë shumë të mirë dhe ta këndojmë.