Celebrities Gossip Music Showbiz

Romeo Veshaj dhe Diona Fona kanë arritur suksesin e tyre të parë me “Amante”!

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

Vetëm pak ditë më parë Romeo ka publikuar këngën e tij më të re, e cila është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Diona Fona. Ky projekt muzikor titullohet “Amante”, e cila sapo ka arritur suksesin e saj të parë, pasi duket se ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube. Këtë na e ka treguar pak më parë edhe vetë Diona, e cila ka postuar në Instagram një foto me Romeon nga vidoeklipi dhe ka shkruar një falenderim për të gjithë:

“Amante” goditi 1 milion, shumë miliona perqafime për të gjithë ju

Së fundmi Donaldi ka postuar në Instastory një video nga prapaskenat e xhirrimit të videoklipit dhe na ka treguar diçka shumë ‘funny’, ku mesa duket kameramani ka qenë vetë Donaldi dhe në video shfaqet me një kamer në dorë duke xhirruar.

Në një nga puntatat e fundit të emisionit “Më lër të flas”, Romeo ka zgjedhur që të vishet në një mënyrë ndryshe nga herët e tjera, duke iu ngjasur më shumë stilit të Donaldit, më sportiv dhe me kapele ashtu si e kemi parë deri më tani të veshur Donaldin.  E këtë Donaldi e ka quajtur si “kopjim” të tij dhe ka postuar një foto të Romeos në Instastory.