Celebrities Film & Tv Magazine Ndryshe

Ronaldo Sharka rrëfehet në TAR: “Me Luizin jam pajtuar, kemi bërë paqe”!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” ka qenë gazetari i njohur Ronaldo Sharka. Së fundmi, ai është opinionist i “Big Brother VIP Fan Club”, por gjithashtu edhe moderator në “E Diell”. Ronaldo ka dhënë opinionin e tij për tema të ndryshme, duke cekur pozicionin e tij të ri në ekran, por edhe eksperiencën e BBV2. Përballë pyetjeve të Salsano Rrapi, Adi Pojana dhe Visjan Ukcenaj, ja se si është përgjigjur ai.

Nga ndryshon Top Media nga ekranet e tjera televizive, ku edhe ti ke punuar më përpara?

Unë mendoj që ndryshimi vjen që nga gjeneza, që nga ndërtimi i kësaj gjësë, që nga momenti që i ndjeri Dritan Hoxha ka krijuar dhe që ende sot në Top Channel, Top Albania Radio apo DigitAlb ka njerëz në punë që kanë dalë nga epoka e Dritan Hoxhës dhe akoma vazhdojnë e ruajnë frymën për të bërë televizion të mirë. Ndryshon, sepse eprorët e këtij televizioni angazhohen shumë me televizionin. Pra, ti i sheh çdo ditë në Top Channel duke punuar dhe duke hedhur ide. Këto gjëra sjellin produktivitetin. Se robota, ndriçues kanë të gjithë. LED Wall kanë të gjithë. Domethënë janë këto gjërat nga pas që e bëjnë ndryshe. Fryma vizionare që ka.

Je nga të vetmit personazhe që janë sjellur njësoj edhe kur ke qenë në shtëpi, edhe jashtë saj. Pra, ke mbajtur të njëjtin qëndrim me ta edhe jashtë, për shembull marrim rastin me Luizin.

Me Luizin jam pajtuar, kemi bërë paqe. A ka qenë e vështirë? Nuk di të them. Unë kështu jam. Patjetër që thyhem, sepse jam njeri shumë emocional dhe besoj që bëj pjesë tek njerëzit që nuk mbaj shumë inat brenda vetes kundrejt njerëzve. Nuk jam hakmarrës. Mund ta kem inatin aty për aty, por mundohem të shoh përtej. Edhe me njerëzit e ligë, unë mendoj që ka një arsye përse janë bërë të tillë që nga fëmijëria dhe nga mënyra se si janë rritur.