Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati na tregon se ‘i është futur punës me kokë’!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Edhe pse sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor, artisja ka paralajmëruar se ka nisur nga xhirimet për këngën e radhës dhe duket se po punon shumë për këtë këngë pasi me anë të një Instastory na ka treguar se ka një javë pa gjumë.

Pak ditë më parë, Ronela ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit ‘Shikimet’ me Marselin, këngë e cila numëron mbi 3 milion klikime në platformën YouTube.

Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit.. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.