Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati zbulon datën e publikimit të ‘TQR’

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E duket se artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja e ndër to është një surprizë që ka përgatitur për ndjekësit e saj dhe mban titullin ‘TQR’ (Te Quiero Ronela). Vetëm pak më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo na ka zbuluar pak nga videoklipi i këngës dhe datën e publikimit që është 5 prill në orën 18:00.

E ftuar si pjesëmarrëse e Eurovision-it, bukuroshja i ka falur publikut spanjoll një super performancë duke na treguar se jo vetëm në Shqipëri por Ronela mbetet një divë kudo që shkon.