Celebrities Gossip Live From Tirana Music Showbiz

Ronela Hajati zbulon emrin e këngëtarit që e ka influencuar më së shumti në muzikën e saj!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila vetëm disa ditë më parë ka publikuar një nga këngët e saj më të reja të titulluar “TQR”. Duhet thënë që kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku dhe është një ndër 5 këngët e preferuara të këngëtares. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Eurovisioni këtë vit në Liverpool, komenti i Ronelës për këngën shqiptare?

Momenti i parë që ti shkon kalon një presion të madh, është ndryshe përgatitja. Albinës dhe familjes së saj i uroj suksese, mendoj që do të shkojë në finale. Në natën që ato do të këndojnë, pozicionimi, ka gjithë familjen, është diçka e veçantë. Kur shkon dhe shfaqesh aty do presësh dhe të mirat dhe të këqijat. Po nuk krijove një lloj problematike dije që nuk ke bërë diçka të saktë. 

Ndërkaq, zgjedhja e katërt ishte kënga “Get busy” nga Sean Paul.

Kam qenë metalare, e çmendur pas rrokut. Dëgjoja Nirvana, e çmendur pas Marilyn Manson. Kur e kam dëgjuar këngën e Sean Paul thash çfarë është kjo muzikë dhe nga ai moment ndryshova, studiova për regen, regatonin. Sean është një nga influencuesit e mi më të mëdhenj sa i përket muzikës që unë bëj.

Zgjedhja e pestë ishte kënga “Oh no, What you got” nga Justin Timberlake.

Kjo këngë më ka shoqëruar gjatë gjithë periudhës së gjimnazit. E kam pasur ‘crush’ Justin. (qesh) Kur kam parë koncertin e tij në Frankfurt, është një nga artistët më të mirë që më kanë dëgjuar veshët e më kanë parë sytë.