Celebrities Gossip Live From Tirana Music Showbiz

Nëse Ronela Hajati do të martohet ndonjëherë kjo këngë do të jetë valsi i dasmës së saj!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila vetëm disa ditë më parë ka publikuar një nga këngët e saj më të reja të titulluar “TQR”. Duhet thënë që kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku dhe është një ndër 5 këngët e preferuara të këngëtares.

Teksti është i bukur, fakti që njerëzit përqendrohen tek “TQR” atë kanë qejf. (qesh) Kjo këngë edhe pse ngjan si me të sharë që është e censuruar, e gjitha është si hakmarrje në sensin artistik. Kënga është artistike.

Projektet e reja të Ronelës?

Duhen finalizuar disa projekte dhe klipe. Jemi shumë të zënë por jemi mirë.

Zgjedhja e dytë ishte “Is this love” nga Whitesnake.

Është një këngë që nuk ia kam dedikuar askujt dhe sa herë e dëgjoj më bën shumë romantike. Nëse martohem ndonjëherë do të jetë patjetër valsi im i dasmës. Edhe mund të kem bërë ndonjë dedikim në fshehtësi. (qesh)

Zgjedhja e tretë ishte “Dirty Diana” nga Michael Jackson.

Çdo këngë e tij është OK për mua. Kam qarë shumë pasi ai ndërroi jetë. Me Michael jam prezantuar për herë të parë me muzikën. Kur kam bërë 4-vjeçe i kam thënë mamit ‘unë këtë e dua’. Jam e tërhequr pas artistëve që janë Virgjëreshë në Horoskop.

Si e ka menduar Ronela martesën e saj?

Në një dasëm të madhe në Kishë. Çdo vajzë e mendon martesën, unë jam vajzë e vetme dhe po erdhi dita që unë do të martohem fisi im do të çmendet.(qesh) Do të më pëlqente diçka intime me më shumë shoqëri sesa fis sepse ata e bëjnë dasmën. Është ditë që dua ta kem në memorie, që e kam kaluar me qejf. E kam menduar me një goxha personazh në krah, jo kshu kot. Duhet të jetë i mirë, i bukur dhe me punë. Duke kaluar jeta duhet të bësh kompromise ose nuk do ndodh kurrë dasma.(qesh) Do të kisha qejf të kisha një njeri të zotin. Unë e dua shumë punën, kam dëshirë t’i arrijë gjërat me forcat e mia. Dua që një arritje ta kem në emrin tim dhe atë që do të kem në krah të jetë edhe më lartë se mua.