Celebrities Gossip Showbiz

Ronelës i ndodh situata e pakëndshme në aeroport!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

Kënga e parë që lansoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Vetëm pak ditë më parë, Ronela ka ndarë me ne ‘Caramel’, këngë të cilën e performon në koncerte, por jo vetëm pasi repertori i saj numëron shumë hite. E ditën e sotme, teksa ishte në aeroport duke u përgatitur për të shkuar në një nga koncertet e saj, një ndodhi e pakëndshme ku bukuroshja humbi fluturimin e saj dhe këtë e ka ndarë me ndjekësit në Instastory-n e saj.

Pra… E humbëm fluturimin! Dreqin

Para pak ditësh, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me MatoLale. Kënga erdhi e shoqëruar me videoklip dhe quhet ‘Papi Chulo’. Deri më tani, projekti i tyre ka mbi 4 milion klikime dhe është një sukses i pritshëm nga dy artistë si Ronela dhe Mato.

Megjithatë edhe pse kanë kaluar kohë nga përfundimi i ‘Eurovision’, ende në panele dhe studio televizive diskutohet mbi përfaqësimin e Shqipërisë nga Ronela. E teksa para pak javësh është diskutuar mbi këtë nga disa opinionistë të cilët nuk i kanë kursyer kritikat mbi bukuroshen, kjo e fundit ka zgjedhur të reagojë ashpër me anë të një Instastory.