Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk do ta besoni sa pak duhet të prisni për të dëgjuar këngën e re të Ronela Hajatit dhe MatoLale!

Tanimë që Eurovision është një ‘kapitull i mbyllur’ për Ronela Hajatin, këngëtarja  ka lajmëruar se kohëve të fundit po merret me projektet e reja muzikore dhe se ka filluar me xhirrimet e videoklipeve të verës.

Para pak kohësh Ronela ka postuar në ‘Instastory’ një video nga prapaskenat e një prej videoklipeve të këngëve të reja dhe duket se do të jetë një bashkëpunim me Mato Lale. Të dy artistët shfaqen nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke kënduar një frazë nga teksti i këngës së tyre të re, i cili do të titullohet ‘Papi Chulo’. E duket se më në fund kënga e re është gati. Të dy artistët kanë postuar një promo të këngës në ‘Instagram’, duke treguar edhe se do të lansohet të mërkurën, në orën 17:00.

Dua te te bej te lumtur sezoni 4 fillon te merkuren me 15 ne ora 17:00 !! Ju dua 

 

https://www.instagram.com/tv/CewaF6GAPoG/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi disa muaj më parë ata publikuan ‘Gips’, këngë e cila pati shumë sukses duke arritur miliona klikime.

Megjithatë edhe pse kanë kaluar ditë nga përfundimi i ‘Eurovision’, ende në panele dhe studio televizive diskutohet mbi përfaqësimin e Shqipërisë nga Ronela. E teksa para pak ditësh është diskutuar mbi këtë nga disa opinionistë të cilët nuk i kanë kursyer kritikat mbi bukuroshen, kjo e fundit ka zgjedhur të reagojë ashpër me anë të një Instastory.