Bota Celebrities

Rrezikonte 4 vite burg, Gigi D’Alessio i pafajshëm!

I pafajshëm, akuza nuk qëndron! Këngëtari i njohur italian, Gigi D’Alessio, tani mund të marrë frymë lirisht, vendimi i dhënë sot nga gjykata e Romës ia mundëson këtë. Për të e katër të pandehur të tjerë, gjykatësi rrëzoi akuzat për krime të natyrës fiskale ndërsa për artistin, Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 4 vjet burg.

Procesi gjyqësor lidhej me një hetim të vitit 2018 e dyshohej se D’Alessio kreu evazion fiskal në vlerë rreth 1.7 milion euro. Ai u akuzua se në 2010-ën shmangu disa detyrime duke mashtruar organet tatimore italiane.

Avokatët e tij, Pierpaolo Dell’Anno Giuseppe Murone e Gennaro Malinconico deklaruan:

Vendimi është i drejtë, në radhë të parë për Gigi D’Alessio-n si person e më të tej si artist. Pas më shumë se 10 vitesh, Gjykata e Romës përcaktoi atë që është e vërtetë, larg akuzave të hamendësuara, që nuk kishin asnjë bazë. Në këtë mënyrë njihet legjitimiteti i punës së artistit, i cili gjithnjë ka besuar se drejtësia do t’i njihte legjitimitetin absolut të veprimeve të kryera. Koha i tregoi të gjitha!