Lifestyle Love & Sex Sex

Sa më shumë dëshirë seksuale tek burrat përkthehet në më shumë vite jetë…

Studiuesit japonezë kanë zbuluar së fundmi se burrat e moshës së mesme dhe të moshuar që kanë pak ose aspak interes për seksin janë në një rrezik më të lartë për të jetuar më pak në krahasim me djemtë që janë të etur për seks rregullisht. Shkencëtarët në Universitetin Yamagata kaluan nëntë vjet duke studiuar 21,000 pjesëmarrës, burra dhe gra dhe ata zbuluan se burrat që bënin seks shpesh kanë 69% më pak gjasa të ndërrojnë jetë në një moshë e re në krahasim me ata që kanë humbur interesin për aktivitetin seksual.

Një dëshirë më e ulët për seksin është rezultat i një diete të keqe, obeziteti, mungesës së ushtrimeve, etj. Këta shkencëtarë përcaktuan, bazuar në këta burra me epsh që ata studiuan, se sa më i eksituar të jeni, aq më të larta janë gjasat që të keni shëndet më të mirë mendor dhe fizik. Në këtë studim, burrat që raportuan mungesë të interesit seksual përfshinin më shumë duhanpirës dhe raste të diabetit. Për më tepër, mungesa e interesit seksual mund të ndikojë në një sërë përgjigjesh inflamatore, neuroendokrine dhe imune.

Edhe pse ekspertët këshillojnë që pas ndarjes duhet të ndërpresim çdo kontakt me ish-partnerin, shkencëtarët e Universitetit të Arizonës thonë të kundërtën. Në të vërtetë, një hulumtim i bërë ka treguar që seksi me ish-partnerin të çliron nga stresi i shkaktuar nga ndarja.

Sipas një studimi të ri shkencor, duket se njerëzit preferojnë më shumë serialet televizive sesa marrëdhëniet intime. Ndërsa studimi shqyrtoi përdorimin e të dhënave në përgjithësi, është e lehtë të fajësosh platforma si Netflix, një nga shërbimet më të njohura të transmetimit kohët e fundit. Një aspekt shqetësues i hulumtimit është fakti se shumë njerëz nuk shikojnë më seriale së bashku. Sipas raporteve të disa pjesëmarrësve në studim, ka një tendencë në rritje për të parë programet televizive në pajisje celulare, veçanërisht tablete. Një pjesëmarrës vëzhgoi sesi përdorimi i tabletëve “e revolucionarizoi mënyrën se si ne shikojmë serialet televizive në shtrat”, ndërsa një tjetër raportoi se shikimi i disa programeve vetëm me një tablet në shtrat, pasi shikonte diçka me familjen e tij në dhomën e ndenjjes, “sjell gjumin”.