Food & Drink Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Sa të shëndetshme janë lulet dhe kërcëlli i bimëve për t’u konsumuar?! Për këtë na tregon më shumë nutricionistja Diola Dosti!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike nutricionistja Diola Dosti. Sa konsumohen në vendin tonë ushqime të tilla si spinaqi, brokoli, kërcëlli i bimëve dhe sa të shëndetshme janë ato, për këtë na flet vetë Diola:

Unë përpiqem të shfrytëzoj çdo pjesë të bimës që më jep natyra. Për bishtat e spinaqit, nëse jemi duke bërë një darkë me spinaq dhe karrota, ajo lëkura e karrotës ka një vlerë të shtuar të vitaminave minerale por ne e lidhim me papastërtinë dhe e largojmë. Kur jemi të sigurt me formën e pastrimit mund të përdorim edhe lëkurat e tyre apo bishtat e spinaqit. Mund të përfitojmë një lëng perimesh për fëmijët që vuajnë nga anemia. Kivi duhet të hahet me lëkurë nga vajzat dhe zonjat që kanë probleme me vezoret policistike. Është e konfirmuar edhe nga shkenca. Në përgjithësi lëkurat e frutave janë të mira por duhet t’i pastrojmë, për të parandaluar kalbjen e tyre është mirë që t’i lajmë në momentin kur i konsumojmë dhe jo më përpara. Praktika që i lan para kohe i prish ato. Farat e mollës, disa i kanë konsideruar si vitamin antikancerogjene, gjithsesi unë mendoj që farat i përkasin tokës dhe duhet t’ja lëmë tokës. Kërcelli i spinaqit për shembull është më i lidhur me tokën dhe përcillen më shumë mineralet e tokës. Secila pjesë e bimës ka të përqendruar një mineral dhe vitamin të caktuar. Këto duhen përdorur të gjitha. Megjithatë është e rëndësishme të dimë se si t’i përdorim.

Lulet e kungullit, çfarë vlerash kanë dhe cila lule është më e mira për t’u konsumuar?

Lulet e kungullit janë të pasura me magnez, ndihmojnë për kockat dhe i duhen meshkujve që vuajnë nga prostata. Lulerradhiqja, është fantastike për t’u konsumuar, mund të luftojë baktere të ndryshme. Madje edhe vetë shkencëtarët janë dashuruar dhe sipas tyre ka edhe veti antikancerogjene. Kërpudhat, për shembull do të ishte mirë që lëkura e tyre të largohej sepse përmban shumë celulozë që trupi ynë nuk e tret.