Meteorologia Rebecca Schuld, e cila raporton parashikimin e motit në CBS 58 News ka punuar si një pjesë e mirë e botës gjatë pandemisë, nga shtëpia që do të thotë, i duhej të dilte drejtpërdrejt për të folur rreth temperaturave ndërkohë që kujdesej për bebushen e saj, vetëm 13 javëshe. Meteorologia mbante në krahë të voglën ndërkohë që fliste për motin dhe ajo çfarë ka bërë xhiron e botës është reagimi i bebit e quajtur Fiona.
Vogëlushja ia doli të qëndronte si profesioniste pa u grindur asnjë sekondë, ndonëse sapo ishte zgjuar nga gjumi.
Më ndanin vetëm disa minuta nga puna dhe bebi u zgjua. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta merrja me vete dhe të dilnim të dyja. Producenti më pa pak çuditshëm, por unë isha shumë e sigurt sepse e dija si do të sillej ajo. Sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe ishte e lumtur. Isha e bindur!
Videoja është bërë shpejt virale dhe shpërndarë në rrjete sociale ku meteorologia përgëzohet për mesazhin që transmetoi në fund të gjithë kësaj.
Kjo është jeta e vërtetë. Këtë po bëjnë të gjithë. Njerëzit duhet të punojnë, fëmijët e tyre mund të jenë sëmurë, apo të jenë duke qarë aty përtej kompjuterit të punës. Eshtë një sfidë më vete kur ke fëmijë, por është diçka që po e bëjmë të gjithë, pse duhet t’i fshehim?