Celebrities Showbiz

Sarah Berisha, nga eksperienca e saj në “Big Brother VIP” e deri tek lidhja me Dj PM!

Sarah Berisha prej kohësh i është përkushtuar pasionit të saj modës dhe tashmë më shumë se kurrë e ka kthyer në profesion të vërtetë të qenit influencer, thënë kjo dhe nga ndjekësit e shumtë që i janë shtuar në Instagram që prej eksperiencës në “Big Brother VIP”. Sarah përgjatë kësaj kohe ka qenë e tërhequr nga intervistat, por vijon të komentohet për marrëdhënien e saj me DJ PM, lidhjen e dashurisë që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Më shumë rreth kësaj marrëdhënie ajo i ka zbuluar ditën e sotme e ftuar në “Wake Up”.

Sarah je ndër ato banore të BBV, ku që prej eleminimit ke zgjedhur të qendrosh larg intervistave. Përse, çfarë të ka stopuar?

Ishte ende koha kur unë sapo kisha dalë nga shtëpia dhe njerëzit e dinin se çfarë bëja unë 24 orë. Kështu e mendova. Nuk kisha ende asnjë projekt dhe vendosa që të pres. Diskutohet ende, por jo si më përpara.

Si e përshkruan ti eksperiencën tënde në “BBV”? Çfarë do kishe dashur të bëjë ndryshe?

Tek vetja do të kisha ndryshuar që të isha pak më e fortë. T’i kisha përballuar debatet pak më mirë. Mos ta kisha vrarë mendjen aq shumë tek ajo që mendojnë njerëzit jashtë. Unë jam pak e ndjeshme si njeri.  Javët e para nuk kam qenë shumë aktive dhe më kanë thënë njerëzit që “zgjohu Sarah”. Ka qenë një trampolinë shumë e madhe për mua.

Çfarë mendojnë familjarët për lidhjen tënde me PM?

Kur jemi ndonjëherë në kafe me babin, më ndodh që të më pyesi “si po shkon me PM”. Kanë atë merakun si prindër kuptohet. Por nuk është se ndërhyjnë shumë.

A ka raste që ata mërziten sepse nuk u kushton shumë kohë?

Kur PM vjen këtej, unë ia kushtoj të gjithë kohën atij. Kaloj më pak kohë me familjen dhe e ndjej që atyre nuk u pëlqen shumë kjo gjë, si prindërit.

Sarah përse në Instagramet tuaja përkatëse nuk keni foto bashkë?

Jemi më pak aktivë në Instagram, nuk postojmë shumë bashkë. Ne kemi menduar që duam të jemi pak më privat, duam ta shijojmë kështu. E kuptoj që ndjekësit duan të na shohin më shumë bashkë. Nuk e kisha imagjinuar që mund të kishim këtë lloj dashamirësie nga publiku. Janë shumë faqe fansash, mund të them që kemi qenë dy nga banorët me më shumë ‘fanpage’-e. Mua më pëlqen kjo, më pëlqen mbështetja që më japin.