Food & Drink

Sekreti që fshihet pas vrimave që gjenden tek djathi!

Shkencëtarët më në fund kanë zbuluar pse djathi zviceran ka vrima dhe duket se gjithçka varet nga sasia e papastërtisë në kovat ku mblidhet qumështi. Nëpërmjet kërkimeve laboratorike, shkencëtarët zviceranë përcaktuan se grimcat e vogla të sanës janë përgjegjëse për vrimat. Instituti bujqësor i qeverisë zvicerane Agroscope thotë se grimcat mikroskopike të vogla të sanës bien në kovat e grumbullimit të qumështit dhe shkaktojnë vrima më të mëdha gjatë pjekjes së djathit.

Procesi prek vetëm disa lloje djathi zviceran, si Emmental dhe Appenzell. Agroscope pohon gjithashtu se kjo shpjegon pse vrimat në djathrat zvicerane janë ulur gjatë 15 viteve të fundit. Procesi i mjeljes dhe grumbullimit të qumështit po automatizohet gjithnjë e më shumë, ai është gjithnjë e më i “pastër” dhe përmban më pak grimca sanë. Shkencëtarët arritën në këtë përfundim duke shtuar grimcat e sanës në qumësht dhe duke monitoruar pjekurinë e djathit në laborator.

Ndoshta deri tani keni pasur mendimin se bulmeti, më saktësisht djathi, ndikon për keq në shëndetin tonë duke shtuar në peshë, ja që e paskeni pasur gabim gjithë këtë kohë. Sipas studimeve të fundit, rezulton se djathi na mbron nga shtimi në peshë. Hulumtuesit kanë dashur të mësojnë, se pse francezët hanë aq shumë djathë dhe ende kanë trup të mirë. Për të mësuar se pse djathi nuk ndikon në shtimin peshë, është krijuar në hulumtim me tre grupe njerëzish.