Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Adhuruesit e djathit po dalin të fituar, tashmë rezulton se të mbron nga shtimi në peshë!

Ndoshta deri tani keni pasur mendimin se bulmeti, më saktësisht djathi, ndikon për keq në shëndetin tonë duke shtuar në peshë, ja që e paskeni pasur gabim gjithë këtë kohë. Sipas studimeve të fundit, rezulton se djathi na mbron nga shtimi në peshë.

Hulumtuesit kanë dashur të mësojnë, se pse francezët hanë aq shumë djathë dhe ende kanë trup të mirë. Për të mësuar se pse djathi nuk ndikon në shtimin peshë, është krijuar në hulumtim me tre grupe njerëzish.

Në grupin e parë kanë hyrë ata që përdorin shumë qumësht, në grupin e dytë ata që hanë shumë djathë dhe në grupin e tretë, ata që kanë dietë të kontrolluar. Duke analizuar urinën dhe mostrat krahasuese, kanë dalë në përfundimin se njerëzit që hanë shumë djathë, kanë diçka të pazakontë në zorrët e tyre.

Tek këta njerëz është gjetur se kanë shumë butirate, që janë acide të cilat i luftojnë yndyrat. Në testet e bëra në kafshë, është gjetur se këto acide e ndihmojnë metabolizmin dhe e luftojnë obezitetin. Për t’i përmbledhur të gjitha, njerëzit që hanë djathë, kanë më shumë butirate në trup, të cilat ndalojnë shtimin në peshë.