Celebrities Gossip Showbiz

Selena Gomes së shpejti në radhën e njerëzve më të pasur në botë!

Selena Gomez ka një pasuri me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë dollarësh. Ajo nuk është thjeshtë një interpretuese por gjithashtu një sipërmarrëse. Ndërmarrjet e saj përfshijnë organizimin e shfaqjeve në ‘Food Network’, prodhimin ekzekutiv të projekteve hit si “Only Murders in the Building” dhe “13 Reasons Why” dhe role në filma të suksesshëm si “Monte Carlo” dhe “Spring Breakers”.

Me pasurinë e saj Gomez po i afrohet më shumë statusit të miliarderes. Ndikimi i Gomez shtrihet përtej argëtimit dhe bukurisë. Si ambasadore e markës për kompani si Puma, Coach dhe Pantene, këngëtarja fiton vlerën më të lartë për postimet e sponsorizuara në mediat sociale, 1.7 milionë dollarë për postim.

Ndërkaq, ylli i muzikës pop do të luajë Linda Ronstadt në një film biografik të ardhshëm. Këngëtarja dhe ylli i “Only Murders in the Building” postoi në InstaStory një foto të kujtimeve të Ronstadt “Simple Dreams” të vitit 2013 dhe fansat menjëherë nisën të spekulojnë. Biografia muzikore është aktualisht në realizim, me producentë duke përfshirë menaxherin e Ronstadt, John Boylan dhe James Keach, i cili prodhoi dokumentarin e vitit 2019 “Linda Ronstadt: “The Sound of My Voice”.

Deri më tani, asnjë aktor tjetër nuk është shpallur. Ronstadt është një legjendë e muzikës ‘country’, rock ‘n’ roll dhe latine, me albumet e saj të viteve 1970 “Heart Like a Wheel” dhe “Simple Dreams”. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka fituar 11 ‘Grammy’ dhe është nderuar si nga ‘Akademia e Regjistrimit’ ashtu edhe nga ‘Akademia Latine e Regjistrimit’ me çmimet e ‘Arritjes së Jetës’.

Rikujtojmë, se së fundmi Gomez ka lënë të nënkuptohet se albumi i saj i ardhshëm mund të jetë i fundit për të pasi këngëtarja po konsideron të fokusohet më shumë tek aktrimi. Këngëtarja amerikane 31-vjeçe, u bë fillimisht e famshme si një aktore në “Disney Channel” para se të prezantohej si një këngëtare e muzikës pop, duke publikuar disa hite muzikore si “Hands to Myself”, “Rare” dhe “Bad Liar”.

Në 2020 ylli i muzikës pop dha një shfaqje gatimi, “Selena +Chef” dhe një vit më pas ajo mori vlerësime të shumta për rolin e saj kryesor në komedinë “Only Murders in the Building”, përkrah Steve Martin dhe Martin Short. Në një intervistë të dhënë së fundmi për podcasti “SmartLess”, Gomez ka shpjeguar se ajo dëshiron të fokusohet vetëm në një gjë.