Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Selena Gomez dha një sqarim për komentet kundrejt ‘Disney’ dhe tregoi për angazhimet e saj të reja!

Selena Gomez ka sqaruar së fundmi se është jashtëzakonisht krenare për punën që bëri në Disney gjatë rinisë së saj. Ajo është shprehur se komentet e saj në të kaluarën për kohën që ajo kishte qenë në Disney Channel ishin të gjitha me shaka. Ndërkohë në fillim të këtij muaji po promovonte serialin e ardhshëm në Hulu ‘Only Murders in the Building’, këngëtarja 29-vjeçare bëri shaka për pjesën kur ka qenë aktore adoleshente dhe kishte luajtur në Wizards of Waverly Place nga 2007 deri në 2012. Teksa ishte pjesë e panelit të shtypit të Shoqatës së Kritikëve të Televizionit, së bashku me Steve Martin dhe Martin Short ajo u shpreh se:

Unë nënshkrova me Disney në një moshë shumë të re, kështu që nuk e dija saktësisht se çfarë po bëja. Unë isha një fëmijë që nuk e dija se çfarë po bëja, thjesht vrapoja në xhirime…

Në një intervistë të fundit të përbashkët me Martin, Gomez iu drejtua gazetarëve në lidhje me komentin që kishte bërë, duke thënë se e kishte bërë me shaka. Kur u pyet nëse kishte ndonjë ‘pishman’ për t’u kthyer në television, ajo u shpreh se:

Jo, definitivisht jo. Unë po kërkoja një shfaqje tjetër për të bërë. Dhe meqë ra fjala, jam shumë krenare për punën që kam bërë edhe me Disney. Ajo më ka formuar disi se kush jam unë në njëfarë mënyre. 

Gomez shtoi se ajo kishte pasur një përvojë pozitive në Disney Channel.

Më duhet të them, jam shumë me fat. Si një femër në pozicionin tim, jam kujdesur dhe kam pasur vetëm përvoja të bukura, kështu që jam mirënjohëse për këtë.

Këngëtarja e “Lose You to Love Me” bëri debutimin e saj në aktrim në PBS “Barney & Friends “nga 2002 në 2004 para se të arrinte në Disney për një rol të shkurtër tek seriali “Hannah Montana” nga 2007 në 2008. Ajo ishte atëherë edhe pjesë e serive të “Wizards of Waverly Place”, duke luajtur së bashku me Jake T. Austin, David Henrie, Jennifer Stone, Maria Canals-Barrera dhe David DeLuise.

Roli i Gomez në “Only Murders in the Building” shënon herën e saj të parë që ajo është duke luajtur në një shfaqje televizive që nga koha e “Wizards” shumë vite më parë. Në serialin e ardhshëm, ajo luan rolin e  një banoreje në një apartament në Upper West Side e cila bashkohet me dy fqinjët e saj për të zbuluar të vërtetën pas vdekjes së papritur të një fqinji tjetër.