Celebrities Gossip Showbiz

Sërish bashkë? Tuna dhe Cozman shfaqen shumë të afërt në koncertin më të fundit!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, lajmeve për ndarjen nga ish- partneri Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve me rikthimin e saj jo vetëm në tregun muzikor, por dhe me një lajm që mund të themi me plot gojë se ka ‘thyer rrjetin’.

Bëhet fjalë për ribashkimin e saj me reperin Cozman. Dyshja sollën një duet së bashku pas dy bashkëpunimeve super të suksesshme vite më parë. Nuk dihet nëse artistët janë ribashkuar edhe në jetën romantike, por kimia e tyre duket qartazi jo vetëm në hitin që sapo kanë publikuar, por edhe në koncertet që mbajnë së bashku. Ashtu si ka ndodhur te më i fundit, ku bukuroshja dhe reperi shfaqen shumë të afërt e këtë e vërtettojnë dhe video-t që qarkullojnë nga koncerti më i fundit.

Ndarjet dhe ribashkimet mes Tunës dhe Patrisit kanë qenë të shumta edhe pse të dy e kanë mbajtur shumë private këtë pjesë duke mos dhënë informacione, deklarata apo postime në rrjete sociale. Para pak kohësh artistja sulmoi publikisht ish- partnerin e saj me anë të disa Instastory-ve lidhur me kujdestarinë e fëmijëve duke e akuzuar se nuk paguan detyrimet e nevojshme për t’i rritur dhe se nuk qëndron pranë tyre në momente të vështira.