Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Shëndeti mendor mbi të gjitha, si ta përballojmë në mënyrën më të mirë një ndarje!

Kur një lidhje përfundon, mund ta keni vështirë ta përballoni atë dhimbje. Gjërat e zakonshme, objektet dhe vendet papritmas ju mbushin vetëm me pikëllim e dëshpërim, ndërsa gjërat më të thjeshta siç është kryerja e punëve tëndryshme, mund të duken të pamundura për t’i bërë.

Por, ekspertët kanë treguar se cilat janë mënyrat më të mira dhe më të mençura për t’u kujdesur për shëndetin mendor pas ndarjes. Zbulojini ato më poshtë…

Menaxhoni emocionet siç duhet

Në vend se vazhdimisht ta rifreskoni profilin e ish-të dashurit në rrjete sociale, më e shëndetshme është të shkruani se si po ndiheni dhe kjo ju ndihmon të ballafaqoheni në mënyrë më të shëndetshme me ndarjen. Kjo ju ndihmon t’i menaxhoni emocionet dhe ta tejkaloni më shpejt këtë proces të dhimbshëm.

Mbani mend, nuk mund të shkojë më keq

Sipas Hilda Burke, këshilluese e çifteve, është e rëndësishme të mos e harroni faktin se më keq nuk ka ku shkon. Ajo është shprehur:

Mund t’ju duket klishe, por koha me të vërtetë i shëron plagët. Përderisa kalimi i javëve dhe muajve ndihmon në zbutjen e dhimbjes, gjithashtu na jep kohë të vuajmë. Kam punuar me shumë klientë të cilëve u kam ndihmuar t’i shërojnë zemrat e thyera, ndërsa hapi i parë për ta shëruar një zemër të thyer është ta përjetoni dhimbjen, ta pranoni atë çfarë e keni humbur. Vetëm kështu mund të vazhdoni përpara.

Bëni plane

Mund të ndiheni sikur nuk dëshironi që të dilni fare nga shtrati, por shkëmbimi i mesazheve me miqtë për të bërë plane për fundjavë është një nga gjërat më të mira që mund të bëni. Për shumicën e njerëzve që kalojnë në procesin e ndarjes, mbrëmjet dhe fundjavat dinë të jenë periudha më e vështirë sepse është koha të cilën e keni shpenzuar me partnerin. Prandaj, kalimi i asaj kohe me miqtë, ju ndihmon ta përjetoni më lehtë dhimbjen.

Gjatë festave të fundvitit mund të çuditeni kur t’ju vijë ndonjë mesazh nga ish-i. Ndoshta shpirti i festave i bën njerëzit të ndihen më të dashur, më nostalgjikë dhe të shprehin ndjenjat. Një studim i 2017-s i publikuar në “Mashable” shkruante se, festat i bëjnë njerëzit më të mërzitur ose të stresuar, gjë që ndikon në arsyen pse njerëzit dërgojnë mesazhe. Trendi i quajtur “Marleying” nënkupton që ish-i shfaqet nga hiçi duke u kujtuar me një mesazh urimi për festat.