Bota Botë e Çuditshme

Shënohet komunikimi i parë midis njerëzve dhe balenave!

Shkencëtarët kanë treguar së fundmi se është e mundur të bisedohet me një balenë, pas një bisede 20-minutëshe me një balenë gungaçe në juglindje të Alaskës. Një balenë 38-vjeçare e quajtur Twain ‘foli’ me studiuesit nga Instituti SETI dhe UC Davis duke iu përgjigjur një “telefonate kontakti” të regjistruar paraprakisht. Kjo shënon komunikimin e parë midis njerëzve dhe balenave në gjuhën e tyre. Studiuesit thonë se biseda mund të hapë rrugën për ndërveprime me alienët në të ardhmen.

Studiuesit nga SETI studiuan se si balenat komunikojnë me shpresën për të zhvilluar ‘filtra inteligjence’ si pjesë e kërkimit të jetës aliene. Shkencëtarët transmetuan një lloj thirrjeje përshëndetëse të quajtur ‘whup/throp’ përmes altoparlantëve nënujorë. Kur thirrja u luajt nëpër ujë, Twain iu afrua varkës dhe iu përgjigj me një thirrje përshëndetëse të sajën.

Shkencëtarët zbuluan se Twain po ndryshonte frekuencën e thirrjeve të saj në përgjigje të transmetimit të studiuesve. Sipas autores kryesore, Dr.Brenda McCowan, kjo sjellje tregon se balena ishte duke u përfshirë në një lloj bisede interaktive me thirrjen e regjistruar. Sipas autorëve të tjerë, balena Twain ishte i motivuar të përgjigjej nga “eksitimi dhe ndoshta nga fillimi i agjitacionit”.

Rikujtojmë, se arkeologët zbuluan së fundmi disa eshtra balene të fosilizuara që mendohet se kanë jetuar në Egjipt 41 milionë vjet më parë. Balena u emërua ‘Tutcetus Rayanensis’, sipas faraonit Tutankhamun. Paleontologët vlerësojnë se balena ishte 2.5 metra e gjatë dhe peshonte 187 kilogramë. “Ky është regalosaurusi më i vogël që është zbuluar deri më sot dhe është një nga ekzemplarët më të vjetër të kësaj specie në Afrikë,” thotë AUC në një njoftim. Fosilet u gjetën në një zonë të Egjiptit që dikur ishte e mbuluar nga uji i detit. Zona njihet gjerësisht si “Lugina e Balenave” dhe përmban fosile “të paçmuara”, sipas UNESCO-s.