Lifestyle Live From Tirana Love & Sex

Shihni shpesh ëndrra seksuale me të panjohur, me shefin apo me partnerin tuaj?! Bela Mero iu tregon shpjegimin e tyre dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të na folur rreth ëndrrave seksuale ishte e ftuar në studio gazetarja dhe themeluesja e “Ëndrrat.net”, Bela Mero. Si ka lindur dëshira e Belas për të parashikuar ëndrrat?

Unë bëj pjesë te njerëzit që jam kuriozë për mesazhin që përcjellin ëndrrat. Që fëmijë e kam lidhur me shpjegimet popullore dhe kur u rrita, para 4 vitesh pyesja partnerin tim, shihja shpesh ëndrra, ndoshta përkon edhe me këtë stinë, me ndërrimin e gjakut. I shkoja partnerit duke i thënë që kam parë këtë ëndërr dhe futeshim të dy në faqe të dedikuara dhe gjenim një shpjegim. Edhe në udhëtimet tona shihnim libra me interpretime të ëndrrave, Freud-i më ka tërhequr me shpjegimin e tij të ëndrrave dhe menduam që pse jo këto interpretime t’i sjellim në një platformë të dedikuar. Jam bërë më e ndërgjegjshme që ëndrrat janë ato që flenë të fundit pasi flemë ne, mos të trembemi dhe as mos t’i censurojmë.

Çfarë quhet mirëfilli një ëndërr seksuale?

Hormonet lidhen me pjesën e ëndrrave seksuale. Nuk domethënë që këto ëndrra lidhen me patjetër me një dëshirë seksuale, lidhet me atë që ne aspirojmë, ka shumë rëndësi me kë e shohim, me kë e ndajmë këtë akt. Nëse është i panjohur nuk ka arsye për t’u shqetësuar, lidhet thjesht me dëshirën për t’u ndjerë të dëshiruar në realitet. Nëse e shohim veten tonë me një të famshëm, kjo lidhet me atë që ne aspirojmë për pushtet, një drejtim të caktuar, për t’u rritur në vëmendjen e të tjerëve. Nëse shohim ëndrra me shefin e punës, ka të bëjë më aspiratat tona profesionale për t’u zhvilluar, rritur në karrierë apo ndonjë merak që na ka mbetur.

Ka disa ëndrra që na mbeten thellë në memorie, a është një stimul për sjellën rutinore të një personi?

Kjo vlen sepse ëndrrat janë një mesazh që lidhen me sjelljen tonë, psikikën dhe të pandërgjegjshmen. Në raste të caktuara varet nga personi, duhet të rishikojmë marrëdhëniet në përditshmëri, nëse e kemi parë më dikë që nuk flasim duhet të shohim çfarë ka që nuk shkon për të rikuperuar sjelljen tonë. Nëse janë ëndrra që ndahen në intimitet me partnerin aktual mendoj se janë më të rëndësishme për të parë se çfarë shkon e çfarë nuk shkon më këtë person.

Çfarë kuptimi ka kur shohim për një periudhë të gjatë kohore një ëndërr të njëjtë?

Kur ëndrrat përseriten ka diçka që nuk shkon. Ka pasur raste në Britani ku disa njerëz janë orentiuar drejt terapisë sepse ka diçka që nuk shkon me ta në përsëritjen e ëndrrave. Jo më larg se para disa ditësh pash një ëndërr, u zgjova në mëngjes, kaloi paraditja dhe mora një lajm që kishte të bënte me domethënien e asaj ëndrre. Ëndrrat paraprinë atë që do të ndodhë, parashikojnë. Mua më ndodh realisht ajo që ndodh në ëndërr.