Art & Kulturë

Shitet në ankand për këtë çmim libri i Harry Poter…

Një botim i parë i një libri Harry Potter, i blerë nga një bibliotekë për vetëm disa cent, është shitur në ankand për 10,500£, ose më shumë se 12,000 euro. Pjesa e parë e serisë, “Harry Potter dhe Guri Filozofal”, është një nga 500 veprat që doli në ankand pas vdekjes së koleksionistit nga qyteti anglez Staffordshire në fillim të këtij viti. Sipas drejtuesit të ankandit Richard Winterton, çmimin më të lartë për librin e ka ofruar një blerës online nga Los Anxhelosi.

Kjo kopje e Harry Potter and the Philosopher’s Stone, botuar në 1997, është një nga 300 kopjet e dërguara në biblioteka dhe është blerë nga Biblioteka Wolverhampton nga një burrë që jetonte në Barntwood. Libri ka ende identifikimin e bibliotekës, afishen me shkronjën “J”, vulën e tërheqjes dhe çmimin e shitjes “30 pens”, ose rreth gjysmë euro. Pronari i librit vdiq papritur në moshën 55-vjeçare dhe ai u gjet nga ekipi i shtëpisë së ankandeve të Richard Winterton.