Celebrities Film & Tv Showbiz

Shoqëruar nga Bora Zemani dhe Eno Popi, balerinët e “Dancing With The Stars” sjellin Bollywood-in…

“Dancing With The Stars”, programi më popullor i kërcimit në mbarë botën, bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë, do t’i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at do të sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh. Një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel, #DWTS premton spektakël, argëtim dhe emocione të forta.

Ashtu si çdo natë, edhe kjo e sotmja nisi me një energji fantastike, duke treguar edhe njëherë punën mbreslënëse të këtij produksioni gjigand. Edhe pse dy prezantuesit nuk kanë zgjedhur të kërcenin në natën e parë të këtij sezoni, surpriza erdhi pikërisht sonte. Eno Popi dhe Bora Zemani sollën një performancë magjike së bashku me trupën e baletit të Top Channel.

Ritmet e kërcimit na bënë që të udhëtonim drejt Bollywood-it dhe të perfomonim edhe ne në shtëpitë tona me këtë atmosferë kaq të ngrohtë. Kjo natë do të vazhdojë të mbetet e tillë pasi yjet do të kërcejnë këngë nga filma të ndryshëm të realizuar ndër vite. Më poshtë, ju mund të shihni performancën hapëse të kësaj nate.