Bota

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën!

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk të Rusisë, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës.

Andriy Demchenko, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, tha për Ukrainska Pravda se trupat ruse ka të ngjarë ta bëjnë këtë nga frika e një sulmi ukrainas, por “Ukraina nuk është një agresor”.

“Siç e kam theksuar tashmë, shteti ynë është ekskluzivisht mbrojtës dhe ne nuk kemi nevojë për Bryansk,” tha ai.

Një video e postuar nga shërbimi kufitar tregon një shpërthim në një kryqëzim në Senkivka, ku takohen kufijtë e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, të shënuar nga monumenti i Tre Motrave të dukshme në të djathtë.

Teksa Rusia akuzon Kievin për sulmin me dron, në kryeqytetin ukrainas u lëshuan 31 drone kamikazë gjatë mbrëmjes nga forcat ruse.

Sipas Komandës të Forcave Ajrore të Ukrainës, pothuajse të gjithë dronët janë rrëzuar. Sulmi nisi nga ora 23:30 e djeshme me orën lokale deri në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm.