Celebrities Music Showbiz

Shqiptare apo kosovare, ja si i përgjigjet Rita Ora pyetjeve rreth origjinës së saj!

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë një periudhë të suksesit në tregun ndërkombëtar. Ajo aktualisht është kthyer në një ndër sensacionet e momentit në Australi si trajnere e “The Voice Australia”, ndërsa në të njëjtën kohë është duke punuar edhe për albumin e saj të radhës dhe pritet që shumë shpejt të mbajë një koncert virtual live nga Kulla Eiffel në Paris.

Së fundmi, Rita ka qenë pjesë e një vlogu interesant të “Wired”, duke iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat i kanë bërë në platformën e kërkimit në Google për të. Mes të tjerash ajo i është përgjigjur një nga pyetjeve më të shpeshta që njerëzit bëjnë në Google, e cila është:

A është Rita Ora shqiptare?

Përgjigja e saj ishte ‘po’, por teksa e ka pranuar origjinën e saj etnike, Rita nuk ka hezituar që të japë edhe një shpjegim të shkurtër për fansat e saj rreth nocionit ‘kosovare’ dhe ‘shqiptare’, duke treguar se i është referuar vetes si shqiptare, sepse Kosova në vitin 2008 u shpall e pavarur, por thotë se teknikisht këto dy terma janë e njëjta gjë. Ajo tha:

Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja se jam shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është vërtet shumë e përafërt.

30-vjeçarja i është përgjigjur gjithashtu pyetjes:

Çfarë e lidh Rita Ora-n dhe Jim Belushi-n?

Këngëtarja theksoi:

Epo mirë, ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm tani që po vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë, por po. Ai është një ikonë prej nga jam unë.

Mësohet se së fundmi, Rita Ora dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, tashmë po planifikojnë të martohen, sipas një burimi të afërt me ta. Çifti filluan të takohen me njëri-tjetrin në mars të këtij viti në Australi dhe tani po jetojnë në Los Angeles së bashku, me lidhjen e tyre që duket se sa vjen e po forcohet çdo ditë e më shumë.

Javën e kaluar, 30 vjeçarja organizoi një festë madhështore për ditëlindjen e 46-të të partnerit të saj. Vlen të theksojmë se kjo është ditëlindja e parë e Taika-s krah Ora-s dhe duket se e kanë shijuar pafund. Pamjet nga festa, Rita i ka publikuar edhe në rrjetin e saj social Instagram ku duket qartë që është kënaqur pafund në ditëlindjen e të dashurit të zemrës.