Gossip Showbiz

Shtatzënitë e fshehta janë bërë trend! Marina Vjollca nënë për herë të parë?!

Një ndër çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptarë është Marina Vjollca dhe Getoari. Ky çift ka shumë vite bashkë, si dhe vendosën të martohen 4 vite më parë. Por a nuk mendoni se ka ardhur koha që ta zgjerojnë pak familjen?!

Një mendim i tillë na u përforcua akoma më shumë nga një postimi bërë nga Marina në rrjetin social Instagram, ku ajo ka postuar një InstaStory ku në të shkruhej: “Faleminderit Zot për gjithçka!”


Ky postim nuk pati asnjë shpjegim nga Marina, duke i lënë vend të gjithëve për dyshime rreth një pritje të ëmbël.

Duke shtuar se vihet re prej kohësh komentet në postimet e saj ku ndjekësit e pyesin nëse është shtatzënë apo duke e uruar.


Dyshimet dhe aludimet nisën në momentin që moderatorja nuk ishte pjesë e programit të humorit në të cilin drejtonte prej kohësh dhe u rikthye në Instagram më pas me një postim ku shkruante se i kishin munguar të gjithë, por vihet re një tentativë e lehtë për të fshehur zonën e barkut.

Çdo gjë mbetet për t’u konfirmuar nga vetë çifti, por do të ishim të lumtur nëse aludimet dalin të vërteta!