Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare stilisti ikonik spanjoll Paco Rabanne. Francisco Rabaneda Cuervo ndërroi jetë në qytetin francez Porstall, ku ai jetonte. Rabanne, i cili vinte nga San Sebastiani, ishte një pionier në pasarelat në përdorimin e materialeve si metali, plastika dhe letra, të bashkuara me “gjemba”. Djali i kryerrobaqepëses së stilistit Balenciaga dhe kolonelit të forcave republikane, Francisco Rabaneda Postigo, lindi në 1934.
![](https://perfumesociety.org/wp-content/uploads/2014/03/PACO_RABANNE.jpg)
Rabanne, ishte i njohur për disa pamje të pazakonta të krijuara, por ndër të gjitha ishte i pëlqyer nga banorët në qytetin e tij të adoptuar. Marguerite Lamour, kryebashkiakia e Ploudalmézeau-Portsal tha:
Ai ishte mjaft popullor. Ai kishte thjeshtësinë e burrave që e dinë se nga vijnë.
![](https://ichef.bbci.co.uk/news/976/cpsprodpb/01AF/production/_128513400_gettyimages-675911.jpg)
Vitet e fundit thuhet se Rabanne ka mbajtur një profil të ulët duke shijuar restorantet e rajonit. Rabaneda pati kontakt të hershëm me kulturën franceze, pasi familja e tij emigroi në Francë për shkak të Luftës Civile në Spanjë. Në Paris, qytetin e modës, ai hodhi hapat e para. Studioi arkitekturë, ndërkohë që prezantonte veshjet dhe çantat e para të tij. Në fund të viteve ’60, Rabaneda nxori në treg edhe parfumin e tij të parë.