Celebrities Gossip Showbiz

Shuma që pritet të fitojë Britney Spears nga libri i saj “The Woman in Me”!

Pasuria neto e Britney Spears ka qenë një temë me interes për shumë vite. Tani që konservatori ka përfunduar zyrtarisht, fansat janë kuriozë se sa para ka ylli i popit dhe sa kontroll ka ajo mbi financat. Menjëherë pas finalizimit të divorcit nga Kevin Federlin , me të cilin ndan dy djem, Sean dhe Jayden, Britney hyri në një qendër rehabilitimi nga droga. Pavarësisht se u rikthye në vitet e mëvonshme me këngë si “Hold It Against Me” dhe “3”, pyetjet rreth vlerës neto të pasurisë së Britney ende mbeten.

Konservatori i lejoi babait të saj Jamie Spears të ushtronte kontroll të plotë mbi vendimet e saj financiare dhe personale, duke përfshirë aksesin në të dhënat e saj mjekësore. Ylli i muzikës pop ka vendosur të zbulojë gjithçka në librin “The Woman In Me”, i cili do të dalë më 24 tetor.

Më parë, këngëtarja nënshkroi një marrëveshje prej 15 milionë eurosh me Simon&Schuster për këtë libër me kujtime. Porositjet paraprake për “The Woman In Me” janë tani të disponueshme përmes britneybook.com, Amazon dhe shitësve të tjerë të mëdhenj të librave. Spears zbulon në librin e ri se ajo kishte kryer një abort gjatë marrëdhënies së saj me këngëtarin Justin Timberlake.