Celebrities Gossip Pasò Showbiz

Shumë larg muzikës… Alban Skënderaj zbulon ‘profesionin’ që mund të kishte sot!

Këngëtari dhe njëherësh kantautori, Alban Skënderaj, vazhdon të jetë ndër më zërat më të veçantë në estradën shqiptare.

Ai për vite të tëra ka dëshmuar se di të jetë ndryshe me prurjet muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platforma digjitale.

I njohur gjerësisht si këngëtar, Alban Skënderaj, i ftuar në Top Albania Radio, në emisionin “Paso” zbuloi edhe pasionin e tij për sportin.

Sonte në programin sportiv, të moderuar nga Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani, Albani na rrëfeu disa nga kujtimet e tij më emocionuese nga periudha kur jetonte në Itali dhe shihte ndeshje live.

Kur isha më i ri më pëlqente të shihja ndeshje në televizor sesa live -zbuloi ai.

Ndër të tjera, Albani zbuloi detaje nga kohët kur luante futboll me miqtë e tij. Ndër to, përfshiheshin edhe figura publike, si këngëtari Vedat Ademi. Një detaj tjetër mjaft interesant, është edhe fakti se ka luajtur me disa politikanë të njohur.

I pyetur se çfarë profesioni do të kishte nëse nuk do ishte këngëtar, ai tregoi për të gjitha ekpseriencat e tij sportive, madje zbuloi se shumë vite ka luajtur edhe volejboll. Megjithatë, shpirti i tij artistik binte në kundërshti me atë të sportistit!