Health & Beauty Lifestyle

Shumë yje të Hollywood-it ia kanë besuar atij trupin e tyre, trajneri i njohur i fitnesit vjen me disa këshilla për të gjithë ju!

Të gjithë duam te jemi të shëndetshëm dhe kjo nënkupton padyshim një fizik të fortë. Për të pasur një fizik të fortë dhe të shëndetshëm natyrisht që duhet të kemi kujdes me regjimin ushqimor, por edhe me ushtrimet fizike. Ndërkaq, trajneri i fitnesit që ka ndihmuar shumë të famshëm të Hollywood-it të qëndrojnë në formë, Don Saladino, ka ndarë sekretin për të gjithë ju. Ryan Reynolds, Blake Lively, Jake Gyllenhaal, Anne Hathaway dhe Hugh Jackman janë vetëm disa nga personalitetet që kanë ndjekur seancat e tij stërvitore.

Don Saladino konsideron që çelësi është në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e masës muskulare. Sipas tij duhet të stërviteni së paku 20 deri në 30 minuta. Nëse ju pëlqen joga ose dilni për të vrapuar, vazhdojeni këtë aktivitet me çdo kusht. Nëse po kërkoni të keni muskuj, Saladino rekomandon stërvitje për 20 deri në 30 minuta, të paktën dy ditë në javë. Fokusohuni më pak në përsëritje, më shumë në formë. Saladino këshillon:

Stërvitja nuk është e thënë të jetë patjetër e komplikuar. Ju duhet të përpiqeni të krijoni tension në trupin tuaj ndërsa lëvizni. Ju nuk mund të prisni që të ‘hidheni’ menjëherë në një program trajnimi të avancuar, gjetja e stërvitjes suaj ideale kërkon kohë dhe përkushtim. Merrni një qasje minimaliste. Nëse nuk ju pëlqen të stërviteni pas 20 minutash, atëherë sigurohuni që të gjeni një program që zgjat 20 minuta. Gjeni një qasje minimaliste ku mund t’i lejoni vetes të jeni të suksesshëm.

Rikujtojmë, se sipas një studimi të publikuar në “Communications Biology”, ecja e shpejtë mund t’ju shtojë deri në 16 vjet jetë. Megjithëse plakja shpesh lidhet me gjenetikën, për jetëgjatësinë është më mirë të ecësh për një orë me një ritëm të shpejtë sesa një orë e gjysmë ngadalë.

Ky përfundim u arrit nga një ekip studiuesish nga Qendra Kërkimore e Diabetit të Universitetit të Leicesterit (Angli), të cilët lidhën ritmin e ecjes së një subjekti me gjatësinë e telomereve të tij, pjesë të vogla të ADN-së që mbrojnë jetën e qelizave dhe që janë tregues të plakjes.