Celebrities Gossip Showbiz

“Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën”, Mc Kresha si rrallëherë rrëfehet për marrëdhënien me të bijën!

MC Kresha është një nga reperët më të dashur dhe më të talentuar për publikun, i cili prej vitesh tanimë mund të themi me plot gojë se numëron një pafundësi hitesh dhe këngësh të suksesshme që kanë revolucionarizuar hip-hopin në Shqipëri.

Por, i ftuar së fundmi në një intervistë të dhënë për ‘Shqipëria Live’, Mc Kresha na ka treguar një tjetër anë tijën për të cilën rrallëherë e kemi dëgjuar reperin të flasë. Bëhet fjalë pikërisht për jetën e tij private dhe atësinë. Ai dhe partnerja e tij, Erzina janë në pritje të fëmijës që do i bëjë prindër për herë të dytë, pasi për herë të parë u bënë në verë të vitit 2020, teksa pritën ardhjen në jetë të vogëlushes e cila ka një emër shumë të veçantë. Vajza e tyre është pagëzuar me emrin Iza që do të thotë ‘Zoti është i përsosur’.

Më tej, reperi ka folur se sa kohë kalon ai me vajzën e tij, duke ditur se karriera e tij është shumë e suksseshme dhe mund të mos ketë mjaftueshëm kohë.

Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot në mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë. Është 1 vjeçe e gjysmë. Unë jam baba, gjithkujt nuk ia jep Zoti kënaqësinë të jetë prind. Për kopshtin, herë e çoj unë herë gruaja, varet cili ka më shumë kohë në dispozicion. 

E çfarë dëshiron Mc Kresha që të bëhet vajza e tij në të ardhmen, ai u shpreh se nuk do ta imponojë për asgjë, por do e lejojë të bëhet çfarë të dëshirojë.

Unë kam dëshirë të bëhet çfarë dëshiron ajo, çfarë ndihet mirë. Mua prindërit nuk ma kanë imponuar kurrë të jem mjek meqë ata janë mjek dhe të njëjtën do të doja për fëmijët.

Së bashku me mikun dhe kolegun e tij më të mirë, Lyrical Son nuk ka asgjë që i ndal. Edhe pse prej vitesh në krye të artistëve më të mirë të zhanrit hip-hop dhe tepër të pëlqyer nga ndjekësit, reperët po na tregojnë se ende nuk kemi parë gjë akoma.

Mc Kresha dhe Lyrical Son publikuan albumin e tyre më të ri më datë 12 janar “Muzikë e Alltisë”.  Albumi përfshiu plot 11 këngë.