Celebrities Showbiz

Si asnjëherë më parë George Clooney rrëfen momentin emocional kur takoi Amal dhe e kuptoi se ajo ishte e duhura!

Aktori 60-vjeçar foli për martesën e tij me gruan e tij prej shtatë vitesh, Amal Clooney dhe binjakët e tyre 4-vjeçarë Alexander dhe Ella gjatë episodit të 15 nëntorit të podcast-it WTF With Marc Maron, duke ndarë se ai “nuk mund të ishte më i lumtur” me jetën në shtëpi. Edhe pse dikur ai ishte beqari më famëkeq i Holywood-it, e gjithë perspektiva e George, duke përfshirë mendimet e tij për atësinë, ndryshoi kur takoi Amal, 43 vjeçe.

Duke e përshkruar Amal si “gruaja më e jashtëzakonshme, e zgjuar, më e shkëlqyer, e bukur që ka takuar ndonjëherë”, George tha se shkëndija fillestare që ndjeu për avokaten e të drejtave të njeriut nuk ishte asgjë që ka përjetuar ndonjëherë më parë, deri tani.

Unë nuk doja të martohesha. Nuk doja të kisha fëmijë. Ishte kjo qenie e jashtëzakonshme njerëzore që hyri në jetën time dhe më bëri të dashurohesha çmendurisht. E dija që në minutat e para që e takova se me të do të ishte ndryshe. Unë kam dalë me shumë njerëz, të këndshëm, të mençur dhe të talentuar. Ndodh thjesht njëherë në kaq kohë që të takosh dikë aq special për ty.

George dhe Amal u martuan në vitin 2014 pas më pak se një viti lidhje. Ndërsa çifti në të vërtetë asnjëherë nuk diskutoi të martohej para fejesës së tyre, ata morën një qasje të ndryshme kur erdhi puna për të krijuar një familje.

Ne ishim të martuar për rreth një vit dhe ishim në shtëpinë e miqve tanë. Ata kishin një fëmijë, i cili ishte i zhurmshëm dhe i bezdisshëm dhe unë thashë: “Oh dreq! Ne jemi me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin”, iu drejtova Amal-it. Kurse ajo m’u kthye: “Dhe mendoj që këtë fat duhet ta ndajmë me njerëz të tjerë”. Kjo fjali më futi në mendime dhe i thashë në një moment: “Nëse je ti dakord me këtë ide, edhe unë jam dakord”.