Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Si duket gruaja e cila ka 10 vite që nuk shkon te dentisti…

Një grua angleze, e cila ka fobi dentistin, ka 10 vite që nuk bën një vizitë për dhëmbët. Rezultati është se tani ajo nuk ha dot më, për shkak se dhëmbët i janë shkatërruar plotësisht. 43-vjeçarja Cara Smith mendon se fajin e ka duhani dhe pijet me gaz, që i pëlqejnë shumë.

Kam shumë frikë nga dentistët. Dridhem kur ulem në karrige, nuk e kontrolloj dot veten. Fakti që nuk e shikoj dot se çfarë bëjnë me pajisjet e tyre, më tmerron. Frika ime ka nisur që kur nisën të bënin mpirje me gjilpëra. Nuk ha dot, as kosin madje. Jetoj me suplemente sepse çdo gjë e ngrohtë apo e ftohtë bën që të më dhembin dhëmbët. Rri gjithë ditën në shtëpi sepse kam turp të më shohin njerëzit kështu. Prej dhëmbëve nuk kam shkuar as te ditëlindja e vëllait tim. Që prej vitit 2018 jam në pritje që të m’i heqin të gjitha dhëmbët dhe të vendos proteza, por më kanë thënë që ka shumë radhë.

Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për forcën që fshihet pas një buzëqeshjeje. Dhëmbët e shëndetshëm e të bardhë, përveçse ju dhurojnë një buzëqeshje të bukur, ata gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e problemeve dentare, duke përfshirë kavitetet.

Por si t’i parandaloni ato njolla të verdha? Nëse dëshironi të qeshurën e bardhë me perla, duhet të hiqni dorë nga disa ushqime dhe pije. Po, ka disa ushqime që i bëjnë dhëmbët tuaj të duken të verdhë dhe njihuni se cilat janë ato. Ndërkaq, nuk ka dyshim se larja e dhëmbëve është një nga hapat më të rëndësishëm në rutinën tuaj të higjienës orale.

Por ta bësh atë në kohën e gabuar, në disa raste, mund të sabotojë të gjitha përpjekjet tuaja për t’i mbajtur të bardha, të shëndetshme dhe të forta. Është më mirë të lani dhëmbët menjëherë sa zgjoheni, sepse shumë ushqime mund të zbutin smaltin tuaj, duke bërë që ta dëmtoni padashje atë. Ne vendosëm të zbulojmë se çfarë mund të ndodhë nëse lani dhëmbët menjëherë pasi keni ngrënë mëngjes.