Celebrities Live From Tirana Love & Sex Travel

Si është të jetosh në Amsterdam, kryeqyteti evropian i seksit…/Silvana Baltadori rrëfen gjithçka që duhet të dini!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike Silvana Baltadori, sipërmarrësja e njohur dhe njëkohësisht një pjesëmarrëse në panele të ndryshme të ekranit. Prej 8 vite e gjysmë Silvana jeton në Amsterdam, siç njihet ndër të tjera edhe si kryeqyteti evropian i seksit. Legalizimi i seksit në Hollandë, a ka qenë kjo arsyeja pse Silvana ka shkuar aty?

Jo për seksin por për bashkëshortin tim.(qesh) Hollanda ka qenë avangard i revolucionit të parë seksual në Evropë në vitet ’74 ku seksi u konsiderua i lirë dhe u vu shënjeshtra tek femrat që të ishin ato të lira dhe ta zgjidhin seksin. U thye tabuja e lidhjes tradicionale. Këtu për herë të parë ka lindur koncepti i shkëmbimit të partnerëve. Le t’ju them një rast. Në një çift miqsh, të dy me nivel, në moshë shumë më të madhe se ne të cilët vinin çdo muaj në Amsterdam. Dukeshin të afeksionuar më njëri-tjetrin, më një shpirt rinor, kisha krijuar konfidenca me ta. Zonja më tha që kemi pasur ulje ngritjet tona, kemi qenë tek psikologu dhe na ka rekomanduar që mund ta bëjmë këtë hap. E eksperimentuan dhe doli me sukses. E përsërisin këtë gjë çdo 1 muaj. Isha e shokuar kur e mora vesh për herë të parë. Edhe këtu jo të gjithë e pranojnë këtë gjë, ka çifte shumë tradicionale. Opinionin nuk e konsiderojnë shumë, e jetojnë jetën shumë fort. Lidhjet familjare nuk janë aq të forta. Ky ka qenë momenti i parë shokues për mua. E dyta ka qenë kur një zonjë 60-vjeçare humbi partnerin e saj dhe pas 3 javësh më tha që nuk jam mirë sepse kam 3 javë pa kryer marrëdhënie seksuale. Ky ishte shoku i dytë për mua. 

1 mijë punëtorë seksi ofrojnë trupin e tyre në biznes në ditë vetëm në Amsterdam. A e bëjnë nga nevoja këtë punë?

Nuk e bëjnë nga nevoja, është punë, prostitucioni është legal dhe ka përfitime të larta. Amsterdami ka 3 qendra të mëdha legale, shtëpi prostitucioni. Isha e shokuar në fillim sepse e kisha shtëpinë afër njërës qendër dhe dhomat ishin në katet e para. Është një zonë shumë e bukur, ka jetë nate, ka bare dhe mbi të gjitha ka shumë show seksi, striptizëm. Ti sheh live seksin në mënyrë artistike. Është thjesht show, nuk ka dashuri. Punonjëset e seksit kanë një kontratë me dhomën ku qëndrojnë. Punojnë 8 orë secila, paguajnë qiranë. Është tamam si të marrësh një ambient me qira. Paguajnë taksa, kontrollohen vazhdimisht mos janë të infektuara dhe është i detyruar përdorimi i kondomit.