Dilema Sociale Gossip Showbiz

Ja si do të bëhen bashkë Rama, Basha dhe Meta nëpërmjet humorit! Ideja vjen nga Ledio Lako…

A jep politika humor apo humori i shërben politikës në periudhë politike?!

Historia e humorit është e lidhur pazgjidhshmërisht me politikën. Nga veprat e pavdekshme të Aristofanit e deri tek memet e sotme në rrjetet sociale, marrëdhënia mes tyre i ngjan një raporti dashuri-urrejtje.

I ftuar në linjë telefonike sonte tek “Dilema Sociale” ishte aktori i njohur i humorit në ‘Portokalli’, Ledio Lako, i cili diskutoi rreth humorit që aktorët bëjnë për politikanët.

Sipas tij, humori i tyre ose do të nxjerrë në pah të metat ose do të imitojë mënyrën e qeverisjes. Gjithashtu ai zbulon një skenë që do të realizohet së shpejti në ish-sheshin e Shqiponjës, ku po bëhen punimet.

Ledio bashkë me Marin Orhanasin dhe Florian Binaj dëshirojnë të aktrojnë në rolin e Ramës, Bashës dhe Metës për të komentuar punimet tek ish-Shqiponja nëpërmjet një videoje…